Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I FUNDIT I EDICIONIT PËR EKIPET

Nesër, Prizreni-NewBasket mbyllin stinorin me playout

Nesër, Prizreni-NewBasket mbyllin stinorin me playout


1 April, 2024 @17:46

Skuadrat prizrenase, KB Prizreni i drejtuar nga Rigon Hasi dhe NewBasket i drejtuar nga Tuncay Bostanci, do të mbyllin edicionin e garave 2023/24. Derisa Prizreni po luan ndeshjen e playoutit për të mbijetuar në Superligë për edicionin 2024/25, NewBasket luan ndeshjen e kthimit të playoutit si finalist i Ligës së Parë dhe do të duhet që të fitojë me 24 pikë dallim për të siguruar Superligën!

Kjo, pasi që mbrëmë në përballjen e parë të playoutit Prizreni fitoi ndeshjen ndaj NewBasketit me rezultat 93-116. Përndryshe, edhe termini i ndeshjes është sa për tu kryer edicioni pasi që ekipet kanë gjetur kohën e orës 13:00 për të zhvilluar lojën e fundit të stinorit në ditë pune për t’i dhënë fund edicionit 2023/24.

Prizreni-NewBasket pra luhet më 2 prill të martën, në palestrën “Sezai Surroi” me fillim prej orës 13:00. Në këtë ndeshje, në cilësi të vendasit është ekipi i Prizrenit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga