Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BORA KAMPIONE - FITON FINALEN E PLAYOFFIT

Bora kampione! Anëtare e re e Superligës 2024/25

Fotot: FBK

Bora kampione! Anëtare e re e Superligës 2024/25


28 March, 2024 @19:01

Skuadra e Borës e drejtuar nga Arben Krasniqi ka përfunduar stinorin përfundimisht në mënyrë perfekte. Pa asnjë humbje në secilën garë që mori pjesë, duke fituar edhe finalen e dytë në playoff sonte ndaj NewBasketit, ekipi prishtinas është bërë anëtari i ri i Superligës.

Bora fitoi ndeshjen në “Sezai Surroi” me rezultat 71-97, për të bërë serinë finale të playoffit 0-2 dhe për të siguruar Superligën. Pas fitores, ekipi i Borës mori titullin kampion të Ligës së Parë për stinorin 2023/24 për të arritur Superligën në edicionin tjetër.

Arben Krasniqi

Sonte në fitore, Bora ka bërë dallimin në çerekun e tretë (11-25) për të ecur më tej drejt fitores pa probleme, pasi që veçse kishte avantazh 9 pikësh nga pjesa e parë.

PLAYOFF SKEMA

Ty Jefferson me 26 pikë, 6 asistime e 14 kërcime ka qenë më i dalluari në fitore të Borës, ndërsa me 16 pikë e 11 kërcime u dallua Besnik Azemi me përvojë.

22 pikët e Isaac Hillit nuk kanë mjaftuar për më tepër për ekipin e Tuncay Bostanciut, që tash e tutje do të duhet të luajë playout me KB Prizrenin për të kërkuar Superligën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga