Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI HAPËS I XHIROS SË FUNDIT TË STINORIT TË RREGULLT

Istogu mposhtet nga Prizreni dhe përshëndetet nga Superliga!

Foto: KBPrizreni/ fb

Istogu mposhtet nga Prizreni dhe përshëndetet nga Superliga!


28 March, 2024 @22:27

Përballja e fundit e stinorit të rregullt të Superligës dhe fundi i edicionit 2023/24 për Istogun ka qenë sonte, ndërsa ekipi i drejtuar nga Fikret Shatri që u përballë me shumë telashe gjatë stinorit është mposhtur nga Prizreni 99-108 në një ndeshje ku u shfaq luftë e denjë për derbi të pjesës së poshtme të tabelës.

Arian Azemi shkëlqeu në përballje, ndërsa dha 41 pikë, 7 asistime e 9 kërcime në ndeshjen e tij të fundit për këtë stinor me Istogun. Te Prizreni Isaiah Kelly shënoi 29 pikë, 3 asistime e 16 kërcime, kurse Ty Cockfield 28 pikë në fitoren e fundit të stinorit të rregullt për ekipin bardhezi nga Prizreni, që do të duhet të luajë dy-tre ndeshje playouti për të siguruar mbijetesën në elitë.

TABELA AKTUALE

Prizreni të dielën do të nis playoutin ndaj finalistit të playoffit të Ligës së Parë, ekipit lokal NewBasket, që humbi serinë finale dhe mundësinë e inkuadrimit direkt në Superligë nga Bora e Prishtinës.

Istogu mbylli stinorin me bilanc prej një fitoreje dhe 27 humbjeve, ndërsa Prizreni me vetëm tetë fitore e 20 disfata. Kujtojmë, Istogu kishte ardhur për herë të parë në Superligë këtë stinor 2023/24, kur fitoi titullin e kampionit të Ligës së Parë në edicionin e kaluar 2022/23.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga