Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP I XHIROS XXVII

Derrick Wilson (Prishtina) - MVP (27)

Foto: FBK

Derrick Wilson (Prishtina) - MVP (27)


25 March, 2024 @13:36

Basketbollisti amerikan i Prishtinës, organizatori Derrick Wilson është shpallë MVP i xhiros XXVII të Superligës së Kosovës në basketboll, pasi që ishte më meritori në lojën ku ekipi i tij fitoi derbin ndaj Pejës si mysafir.

Wilson, luajti me indeks efiĻence 35 në këtë ndeshje, ndërsa dha 23 pikë, 10 asistime e 4 kërcime. Karakteristika e veçantë e tij në këtë ndeshje ka qenë që çkado që ka shutuar, e ka shndërruar në pikë për ekipin e tij.

Wilson luajti me 5/5 për 2 pikë, 1/1 për tre pikë dhe 10/10 për gjuajtjet e lira, për rreth 38 minuta sa qëndroi në parketin e “Karagaçit”.

Përndryshe, kjo është hera e dytë këtë stinor që ëilson e fiton çmimin e MVP-së së javës, ndërsa është lojtari i vetëm i Prishtinës që e ka fituar këtë çmim këtë stinor. ëilson për herë të parë ishte shpallë MVP në xhiron V të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga