Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGRITEN NË RENDITJE

Vëllaznimi rikthen pozitën e pestë me fitore!

Foto: KBVellaznimi/ arkiv

Vëllaznimi rikthen pozitën e pestë me fitore!


24 March, 2024 @20:52

Vëllaznimi pritshëm ka fituar ndeshjen ndaj Istogut në xhiron e parafundit të stinorit të rregullt dhe ka dalë në pozitë të pestë të tabelës me një pikë më shumë sesa Bashkimi!

Ekipi gjakovar i drejtuar nga kroati Vladimir Krstic nuk ka pasur fare telashe ndaj Istogut tashmë të rënë në Ligë të Parë, ndërsa ka fituar ndeshjen me 29 pikë dallim, 97-68.

Daniel Lekndreaj ka shfrytëzuar rastin për të shënuar rekord-pikët personale të stinorit, duke arritur të japë 31 pikë në fitore, ndërsa ka kryer ndeshjen me double-double pasi bëri 17 kërcime.

TABELA AKTUALE

Me 16 pikë luajti Jahenns Manigat, ndërsa 14 pikë i dha Craig Wuwu, duke bërë edhe 8 kërcime.

Donat Rexhepi me 20 dhe Arian Azemi me 16 pikë ishin më të dalluarit te Istogu.

Vëllaznimi me fitore doli në pozitë të pestë dhe ka bilanc 12-15, ndërsa Istogu është më 1-26.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga