Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E RËNDËSISHME

Sylejmani: Fitorja e parë kualitative ndaj një ekipi të fortë

Foto: KBPrishtina/ fb

Sylejmani: Fitorja e parë kualitative ndaj një ekipi të fortë


24 March, 2024 @16:39

Trajneri Albert Sylejmani ka shprehur mendimet e tij në deklaratën e dhënë pas fitores ndaj Pejës në “Karagaç”. Ai ka falenderuar lojtarët dhe stafin e tij për angazhimin dhe punën e jashtëzakonshme, ndërsa e ka cilësuar këtë fitore si fitore të parë të rëndësishme për ekipin e tij ndaj një kundërshtari të fortë këtë stinor.

“Së pari falenderoj lojtarët për angazhimin e treguar dhe stafin që kanë qenë të jashtëzakonshëm sonte. Mund të them që kjo është loja e parë e fortë ndaj kundërshtarëve të fortë që kemi arritur ta fitojmë. Kemi treguar që jemi ekip i mirë. I kam vetëm 7 stërvitjet me ekipin aktual, problemi kryesor mbetet mbyllja e lojtarëve kundërshtarë, që do të mund edhe të na kushtonte. Fatmirësisht, shuti nuk na tradhëtoi dhe do të vazhdojmë të përgatitemi për duelet tjera në të tre garat,” ka thënë ndër të tjera Albert Sylejmani, që përsëri mori timonin e ekipit për të shpëtuar Prishtinën pas dështimeve me trajnerët e huaj të ardhur përgjatë 2023/24.

Prishtina që do të hyjë në playoff nga çerekfinalja, në xhiron e fundit do të mësojë kundërshtarin. Bardhekaltërit, që në ditët në vijim do të marrin pjesë në “Final 8” të Ligës Unike, ndërsa më pas edhe në “Final 4 ” të Ligëss Ballkanike, do të mundohen të fitojnë së paku një trofe këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga