Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE RUTINORE E SUHAREKASVE

E gjashta me radhë, Ylli tenton gjysmëfinalen direkte!

E gjashta me radhë, Ylli tenton gjysmëfinalen direkte!


24 March, 2024 @21:31

Ylli ka fituar ndeshjen e parafundit të stinorit të rregullt, ndërsa të gjitha llogaritë tashmë shkojnë në xhiron e fundit. Ekipi suharekas do të tentojë ta mposhtë Trepçën në xhiron e fundit, ndërsa do të shpresojë në humbjen e Pejës!

Me këtë, Ylli do të siguronte plasmanin direkt në gjysmëfinale të playoffit, duke e çuar Pejën në çerekfinale. Por, a do të ndodhë kjo, mbetet të shihet.

Sa i përket duelit të sontëm, Ylli nuk kalkuloi fare. Ekipi i drejtuar nga Petar Mijovic dhe ndihmësi i tij Edin Kërveshi kanë parakaluar lehtë ndaj Prizrenit, që është pjesë e playoutit edhe këtë stinor. Ylli fitoi duelin 63-96.

TABELA AKTUALE

Alonzo Verge në formë të mirë qe disa xhiro, ka shënuar 25 pikë në fitore, ndërsa me 18 të shënuara lojën e ka përfunduar Vincent Cole. Valon Bunjaku dha 16 pikë në këtë fitore.

Isaiah Kelly me 17 pikë dhe Ty Cockfield me 13 të shënuara kanë qenë më të dalluarit te Prizreni.

Fitorja, bën që Ylli të ketë bilanc 18-9 dhe të renditet i dyti, ndërsa Prizreni i shtati ka bilanc 7-20.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga