Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NUK KANË TË NDALUR!

Driloni shkëlqen, Trepça me të njëzetën fitore radhazi!

Foto: KBTrepca/ fb

Driloni shkëlqen, Trepça me të njëzetën fitore radhazi!


23 March, 2024 @23:44

Në njëzetë fitore radhazi është Trepça aktualisht në Superligë, ndërsa sonte u përkujdes që t’i shkaktojë telashe Bashkimit, derisa ekipi më në formë në Superligë nuk ka të ndalur.

Mitroviacit mposhtën ekipin portokallezi me rezultat 92-78, ndërsa në çerek të parë shënuan 37 pikë, karshi 23 të pranuarave! Bashkimi fuqishëm luajti në çerek të dytë me 9-25, por në pjesë të dytë Trepça e udhëhequr në fushë nga Drilon Hajrizi shkoi te fitorja.

TABELA AKTUALE

Hajrizi kreu ndeshjen me 27 pikë, 2 asistime e 7 kërcime, ndërsa shutoi me saktësi 50% për tre pikë, duke dhënë 5 nga 10 tentimet që i kishte. Me 16 pikë luajti Kevin Bracy-Davis, ndërsa Darnell Edge dha 15 pikë të kombinuara me 5 asistime e 4 kërcime në fitore.

Bashkimit, i ra rezistenca në pjesë të dytë, ndërsa përgjatë ndeshjes ka qenë Isaiah Umipig që dha më së shumti pikë, 22. Will Daniels dhe Samir Zekiqi shënuan nga 15 secili, ndërsa Erik Copes dha 13 pikë e bëri 6 kërcime në ndeshjen ku ekipi prizrenas regjistroi humbjen e 16 sezonale.

Me fitore, një xhiro para fundit të stinorit të rregullt dhe vendin e parë të siguruar disa javë më parë, Trepça bën bilancin 25-2, ndërsa Bashkimi është i pesti aktualisht me 11-16.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga