Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA FITON DERBIN NDAJ PEJËS

Wilson me double-double, Prishtina përsëri mposht Pejën në “Karagaç”

Fotot: FBK

Wilson me double-double, Prishtina përsëri mposht Pejën në “Karagaç”


23 March, 2024 @23:35

Derrick Wilson ka bërë double-double sonte, ndërsa Prishtina për të dytën herë e ka mposhtur Pejën në “Karagaç” këtë stinor. Për kuriozitet, edhe Peja fitoret ndaj Prishtinës në kampionat i shënoi si mysafir dhe duelet ndërmjet dy skuadrave me rivaltet të madh gjatë stinorit të rregullt u kryen 2-2, ku të dyja fituan si mysafire ndeshjet e tyre!

Prishtina mposhti Pejën me 10 pikë dallim, 88-98, por në duelet e ndërsjella me 2-2, verdhezinjtë për 5 pikë janë më të mirë se rivalët e tyre kreyqytetas në stinor të rregullt.

Fisnik Rugova

Wilson dha 23 pikë, bëri 10 asistime e 4 kërcime në fitore, ndërsa Diamond Sonte luajti me 25 pikë, 4 asistime e 9 kërcime. Dyshja thanë fjalën kryesore në ndeshje, ndërsa në pikë kontribuoi mjaft edhe Donte Clark që dha 20 sosh.

TABELA AKTUALE

Peja që në pjesë të parë të ndeshjes nuk arriti të mbante ritmin, 34-50, përkundër mundit në pjesë të dytë, nuk arriti më shumë sesa të zbusë epërsinë në 10 pikë, 54-48, për përfundimtaren 88-98.

Larry Thomas

Kwame Vaughn dha 22 pikë te Peja në humbjen e nëntë sezonale të ekipit, ndërsa me 16 pikë lojën e kreu Larry Thomas.

Fitorja, bën që Prishtina të çojë bilancin në 16-11 në vend të katërt të renditjes, ndërsa Peja në rrezik për të humbur pozitën e dytë në tabelë është me 18-9, ku në xhiron e fundit pret Bashkimin!

DUELET PEJA vs. PRISHTINA GJATË STINORIT TË RREGULLT:

⦿ Prishtina - Peja, 80-95
⦿ Peja - Prishtina, 78-81
⦿ Prishtina - Peja, 66-69
⦿ Peja - Prishtina, 88-98.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga