VIDEO!
Hadar: Prej tetorit nuk kemi rosterin e plotë dhe po e paguajmë faturën!
24 March, 2024 @16:24
Trajneri i Pejës, Rami Hadar, në deklaratën e dhënë pas humbjes nga Prishtina mbrëmë ka thënë që ekipi i tij po e paguan faturën e mungesës së lojtarëve.
Izraeliti 57 vjeç ka uruar Prishtinën për fitore, ndërsa pos tjerash ka shtuar se ekipi i tij në momente të rëndësishme kishte mundësi të kapte momentumin për të fituar, por s’arriti.
“Efiçenca na mbyste në çdo moment gjatë ndeshjes. Kemi pasur edhe çështjen e energjisë në lojë. Por, që prej tetorit nuk kemi luajtur me rosterin e plotë të ekipit dhe po e paguajmë taksën për këtë. Humbje e vështirë, por urojmë Prishtinën se luajti mirë,” — ka thënë ndër të tjera trajneri i verdhezinjëve pas ndeshjes.
Kujtojmë, Peja është kampione aktuale e Kosovës, ndërsa ekipi do të mundohet të mbrojë titullin e kampionit përgjatë playoffit. Shqiponjat në xhiron e fundit të stinorit të rregullt do të luajnë ndaj Bashkimit, kurse në ndërkohë do të kenë edhe pjesëmarrjen në turneun e “Final 8” të Ligës Unike që do të luhet në Vlorë të Shqipërisë.