PRIZRENI ME FITORE NË PLAYOUT
PlayOut: Prizreni mposht NewBasketin, afër mbijetesës
1 April, 2024 @1:03
Në përballjen e playoutit të Superligës, në duelin e dy ekipeve prizrenase, ku në cilësinë e vendasit ka qenë NewBasketi sonte, Prizreni ka shënuar fitore bindëse, duke bërë dallimin në çerekun e fundit të ndeshjes.
Në fakt, Prizreni i drejtuar nga Rigon Hasi krijoi epërsi 6 pikëshe pas çerekut të parë (17-23), por në çerekun e dytë dhë të tretë NeëBasket iu afrua me (31-30) dhe (28-27). Sidoqoftë, forcën e vërtetë ekipi i Prizrenit e tregoi në çerek të fundit ku me (17-36) për totalin 93-116 e bëri serinë 0-1 në të mirë të vetin.
Ty Cockfield dhe Isaiah Kelly luajtën me double-double për Prizrenin, ku i pari dha 28 pikë e 10 asistime, ndërsa i dyti bëri 17 pikë e 14 kërcime në fitore. Arti Hajdari shënoi 26 pikë në këtë ndeshje, ndërsa shutoi 7/15 për tre pikë në fitore.
Te Prizreni Isaac Hill dha 19 pikë, ndërsa 17 të tjera i shënoi Hajriz Hazeri dhe i shtoi 7 asistime në llogari të tij.
Pas dy ditësh luhet edhe ndeshja e dytë e kthimit të serisë së playoutit.