Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NIS PLAYOUTI!

PlayOut, dueli i parë sonte mes ekipeve nga Prizreni

PlayOut, dueli i parë sonte mes ekipeve nga Prizreni


31 March, 2024 @14:01

Dy skudrat prizrenase me qëllime të ndryshme takohen sonte. NewBasket që është finaliste e playoffit të Ligës së Parë dhe Prizreni që është ekipi i parafundit në stinorin e rregullt në Superligë, luajnë ndeshjen e parë në kuadër të serisë së playoutit - fituesi i së cilës siguron Superligën për edicionin 2024/25 të garave.

Kujtojmë, Prizreni edhe në stinorin e kaluar ka qenë pjesë e playoutit ku fitoi dhe siguroi mbijetesën në Superligë. E kësaj radhe, mbetet të shihet nëse do t’i mjaftojë forca e NewBasketit ndaj Prizrenit.

Për kuriozitet është fakti se NewBasket aktualisht drejtohet nga ish trajneri që nisi stinorin në Superligë me Prizrenin, Tuncay Bostanci. Në anën tjetër Prizreni vazhdoi stinorin me të riun Rigon Hasi, pasi që me një ndeshje në detyrë, larguan nga posti i trajnerit verimaqedonasin Igor Mihajlovski.

Përballja e parë e serië së playoutit luhet sonte në “Sezai Surroi” ndërsa NewBasket është në cilësi të vendasit. Ndeshja nis prej orës 19:00.

Ajo që është e sigurt, se kushdo që ta fitojë serinë, qyteti i Prizrenit do të ketë përsëri dy ekipe në Superligë. Ndërsa prej stinorit të ardhshëm edhe Prishtina do të ketë dy skuadra në elitë, pasi që Bora fitoi finalen e serisë së playoffit të Ligës së Parë dhe si kampione, siguroi Superligën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga