Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECIANËT PLASOHEN NË LIGË TË PARË

Grapeland në Ligë të Parë! Fiton playoutin dhe rrëzon Dritën në Ligë të Dytë

Foto: GrapelandBasketball

Grapeland në Ligë të Parë! Fiton playoutin dhe rrëzon Dritën në Ligë të Dytë


9 April, 2024 @22:42

Skuadra e krijuar në verën e kaluar, Grapeland, që në stinorin e parë garues ka siguruar promovinin në një rang më të lartë të garave të basketbollit të Kosovës. Rahovecianët nga Liga e Dytë kanë arritur të kalojnë në Ligë të Parë të basketbollit, pasi që pas dy ndeshjeve të playoutit u treguan më të mirë se Drita e Gjilanit dhe kështu u plasuan për në Ligë të Parë, për edicionin e ardhshëm të garave, 2024/25.

Drita në fakt fitoi ndeshjen e luajtur sot 69-53, mirëpo epërsia prej afro 40 pikësh (104-66) nga ndeshja e parë ka siguruar rehati për Grapeland të cilët vetëm mbajtën rezultatin dhe nuk lejuan që gjilanasit të rrezikojnë biletën e tyre për në Ligë të Parë.

Për Dritën, kjo është pjesëmarrja e parë në Ligë të Dytë - rangun më të ulët të basketbollit senior në Kosovë. Laurant Ibrahimi luajti me 14 pikë, ndërsa Diant e Dillero Maksuti shënuan nga 13 pikë secili, që s’mjaftuan për gjilanasit. Te Rahoveci lojtari i vetëm që shënoi pikë dyshifrore ka qenë Donat Oruqi, 11.

Përndryshe, Liga e Parë e Kosovës ka qenë tepër e vështirë për disa skuadra në edicionin 2023/24 të garave. Së pari, Rahoveci që ra nga Superliga nuk filloi fare garat aty, ku liga mbeti me nëntë ekipe. AS Prishtina u dorëzua që në fillim të stinorit dhe u përjashtuar nga garat, kurse kah fundi i stinorit as Gjakova e Re nuk arriti përfundimin e garave - dhe kështu Liga e Parë përfundoi me stinorit me shtatë ekipe në total, ku Drita si e shtat luajti ndeshje playouti!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë