Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BORA I AFROHET SUPERLIGËS

Bora fiton duelin e parë të serisë finale të playoffit

Foto: FBK

Bora fiton duelin e parë të serisë finale të playoffit


25 March, 2024 @23:46

Pritshëm, Bora ka shënuar fitore të lehtë ndaj NewBasketit në duelin e parë të serisë finale të playoffit të Ligës së Parë. Kjo, pasi që ekipi i drejtuar nga Arben Krasniqi ka rreshtuar fitoret përgjatë gjithë stinorit në të gjitha garat (stinori i rregullt dhe Kupa e Ligës së Parë) për të vazhduar kështu edhe në playoff.

Bora fitoi ndeshjen 106-64 ndërsa Ty Jefferson me 20 pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë i ekipit. Me 16 pikë e 12 kërcime lojën e kreu Adhurim Aliaj, ndërsa 11 pikë e 12 kërcime i bëri Dion Haxhosaj.

PLAYOFF SKEMA

Te NewBasket më i dalluari ishte Isaac Hill, që dha 21 pikë. Të tjerët nuk arritën të shënojnë pikë dyshifrore, ndërsa Hajriz Hazeri e Idoll Pallushi u ndalën në 8 pikë.

Në përballjen e dytë të serisë finale, NewBasket është vendas. Ekipi që së pari arrin tre fitore siguron Superligën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë