ME DOMINIM TË PLOTË
Bora pritshëm, merr epërsinë 1-0 në seri
14 March, 2024 @23:24
Bora ka fituar duelin e parë gjysmëfinal ndaj Vushtrrisë sonte 132-60 për të vazhduar stinorin pa humbje edhe në playoff dhe për të bërë serinë 1-0. Ekipi prishtinas ka dominuar plotësisht Vushtrrinë, pritshëm, për të siguruar fitoren e thellë me mbi 70 pikë dallim.
Me 20 pikë të shënuara, te Bora lojtari më efikas ka qenë Genc Zeqiri, ndërsa 18 pikë i dha Anes Gashi e 17 të tjera i shënoi Adhurim Alijaj. Te Vushtrria me 16 pikë më i dalluari ka qenë Virtyt Ademi.
Bora tash pret të shënojë edhe një fitore në ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale ndaj Vushtrrisë, për të mbyllur serinë dhe për të shkuar në finale të playoffit, ndërkaq vushtrriasit është pak e besueshme që do të mund të befasojnë kundërshtarin.