ARRITJE E MADHE E KB KOSOVARIT!
Kosovari mbyll stinorin me fitore, pret playoffin
8 March, 2024 @14:39
Me një fitore të thellë të shënuar ndaj Dritës si mysafir, ekipi i ri i ardhur në Ligë të Parë nga Liga e Dytë këtë stinor, Kosovari nga Bardhi i Madh i Prishtinës, ka mbyllur pjesën e rregullt të kampionatit të Ligës së Parë me fitore.
Ekipi në fjalë si debutues në Ligë të Parë ka pasur stinor tepër të suksesshëm, derisa ka mbyllë stinorin e rregullt në pozitë të dytë dhe tash pret playoffin, gjysmëfinalen e saj.
Kosovari mposhti Dritën mbrëmë 44-73, ndërsa katër lojtarë të ekipit dhanë pikë dyshifrore në këtë fitore. Më efikasit ishin Kreshnik Muçolli me 18 pikë dhe Arti Islamaj e Ardian Ibishi që dhanë nga 16 pikë të shënuara.
Te Drita Diellor Maksuti ishte i vetmi që dha pikë dyshifrore, ndërsa kreu lojën me 17 pikë të shënuara.
Me këtë, Kosovari mbyll stinorin në vend të dytë të renditjes tabelare me bilanc 17-5, ndërsa Drita në pozitë të shtatë nga dhjetë sa ishin fillimisht (të fundit, pasi që dy ekipe u përjashtuan nga garat, ndërsa tjetra nuk i nisi fare) me bilanc 7-15.