Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMF I PRIZRENASVE NË VUSHTRRI!

NewBasket mposht Vushtrrinë me 35 pikë dallim

NewBasket mposht Vushtrrinë me 35 pikë dallim


1 March, 2024 @8:10

NewBasket është vulosur në pozitë të tretë të renditjes para playoffit të Ligës së Parë, pasi që mposhti Vushtrrinë mbrëmë si mysafir me rezultat të thellë, 66-101.

Ekipi prizrenas nuk ka pasur telashe gjatë lojës, ndërsa epërsinë e krijuar në pjesë të parë e ka thelluar me kohë për të përfunduar ndeshjen furishëm dhe për të regjistruar fitoren e 15. kampionale.

TABELA AKTUALE

Treshja Isaac Hill, Rinol Krasniqi dhe Hajriz Hazeri kanë bërë si zakonisht dallimin te ekipi i drejtuar nga Tuncay Bostanci, ndërsa radhazi ata shënuan 25, 24 dhe 20 pikë përkatësisht.

Te Vushtrria, treshja Albion Imeri, Blend Mehana dhe Engjëll Ramaj shënuan 17, 15 dhe 13 pikë përkatësisht. Me këtë ndeshje janë siguruar pozitat e dy skuadrave në playoff, ku NewBasket do të luajë ndaj Kosovarit në playoff, ndërsa Vushtrria ndaj favoritëve për Superligë, Borës.

Aktualisht, një xhiro para fundit të stinorit të rregullt, NewBasket i treti në renditje ka bilanc 15-7 ndërsa Vushtrria 14-8.

Përndryshe, kjo është fitorja e NewBasketit ndaj Vushtrrisë këtë stinor në kampionat, pasi që duelet e mëparshme i kishin fituar vushtrriasit dhe dy skuadrat duelet kokë më kokë i mbyllin 2-1 në të mirë të vushtrriasve. Mirëpo, fitorja e mbrëmshme çoi NewBasketin përfundimisht në vend të tretë, pasi që bëri më shumë pikë sesa vendasit dhe kështu prizrenasit do të nisin playoffin prej pozitës së tretë, e vushtrriasit prej të katërtit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë