KUPA E LIGËS SË PARË — GJYSMËFINALJA 2
NewBasket arrin finalen!
14 February, 2024 @15:29
Skuadra e NewBasketit nga Prizreni ka arritur të sigurojë finalen e Kupës së Ligës së Parë të Kosovës në basketboll. Ekipi i drejtuar nga turku Tuncay Bostanci ka mposhtur Vushtrrinë në gjysmëfinale të garës, për të siguruar biletën për finale ku do të ndeshet me favoritin - Borën.
Vushtrria kishte mungesë lojtarësh në ekip, ndërsa trajneri i tyre A Berisha gjatë gjithë ndeshjes përdori të pesë lojtarët që i kishte në dispozicion, duke i dhënë vetëm 1 minutë e gjysëm Ukiqit si rezervë të shijojë ndeshjen.
Në anën tjetër NewBasketi nuk e kaloi lehtë pjesën e dytë, pasi që vushtrriasit përkundër të gjithave iu afrua deri në një pikë, por s’arriti t’i kapë ata. Në fund, prizrenasit fituan, 79-86.
Isaac Hill me 23 pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë i NewBasketit, ndërsa me 21 pikë u dallua Ergin Grosha. Te Vushtrria më efikasi ka qenë Albion Imeri, që luajti me 30 pikë.
Finalja e Kupës së Ligës së Parë: Bora - NewBasket.