Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVA E RE - KOSOVARI

Kosovari deklason Gjakovën e Re me 100 pikë epërsi

Kosovari deklason Gjakovën e Re me 100 pikë epërsi


15 January, 2024 @22:13

Skuadra e Kosovarit, duke e mposhtur bindshëm Gjakovën e Re me rezultat 60-160, u ngrit në pozitën e dytë në Ligën e Parë.

Nga minuta e parë e deri në fund, Kosovari ishte në epërsi, derisa në çerekun e parë pësuan vetëm 5 pikë nga skuadra gjakovare dhe me lehtësi e regjistruan me epërsi prej 100 pikëve, që ishte epërsia më e madhe e stinorit deri më tani.

Eliot Peci me 33 pikë ishte koshashënuesi më i mirë te Kosovari, derisa shkëlqeu edhe Adrian Ibishi me 32 pikë, 16 kërcime dhe Hadis Dorguti me 32 pikë gjithashtu.

Te Gjakova e Re u veçua Ambri Bedra me 24 pikë e 9 kërcime.

TABELA AKTUALE

Kosova me 9 fitore e 4 humbje gjendet në pozitën e dytë, kursse Gjakova e Re me 1 fitore e 12 humbje gjendet në zonën e Play Outit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë