Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITOJNË!

Kerasani mposht Gjakovën e Re

Foto: KBPrishtina/ fb

Kerasani mposht Gjakovën e Re


1 December, 2023 @19:50

Gjakova e Re mbetet me një fitore kampionale të arritur me rezultat zyrtar ndaj AS Prishtinës së përjashtuar nga garat, ndërsa sonte është mposhtur nga Kerasani në Prishtinë me rezultat 79-51. Dallimin kryesor në ndeshje vendasit e bënë në çerek të tretë të lojës (24-9) për të shkuar pa telashe te fitorja e tretë kampionale.

TABELA AKTUALE

Bardh Istrefi me 21 pikë ishte më efikasi te Kerasani, ndërsa me 14 pikë u dallua Ergin Grosha. Te Gjakova e Re Ambri Bedra me 13 dhe Diar Efendija me 10 ishin më të dalluarit. Fitorja, bën që Kerasani të ketë bilanc 3-8 aktualisht në pozitë të shtatë, ndërsa Gjakova e Re me 1-10 është e parafundit në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë