Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA FITON!

Vushtrria shënon fitoren e tretë me radhë

Vushtrria shënon fitoren e tretë me radhë


19 November, 2023 @17:01

Nuk ka kaluar lehtë ndeshja për Vushtrrinë në duel ndaj Kerasanit, derisa mysafirët kanë shënuar fitore mbrëmë, për të vazhduar serinë në tre fitore me radhë në kuadër të Ligë së Parë.

Vushtrria mposhti Kerasanin vendas me rezultat 82-108, ndërsa pas pjesës së parë plotësisht të barabartë, në pjesë të dytë ekipi i drejtuar nga A Berisha bëri dallimin për të fituar ndeshjen me 26 pikë dallim.

TABELA AKTUALE

Albion Imeri me 24 pikë ka qenë më efikasi, ndërsa është dalluar edhe Paraart Zeqiri me 22 të shënuara në fitore. Ramadan Zekiqi kreu lojën me 18 pikë, kurse 16 të tjera i shënoi Erhan Sholla, kapiteni i ekipit.

Te Kerasani, që në pjesë të dytë nuk arriti të ndalë mysafirët Diart Gashi shënoi 19 pikë, ndërsa 17 të tjera dha Ergin Grosha.

Me fitore, Vushtrria bën bilancin 6-2 dhe renditet e dyta në tabelë, ndërsa Kerasani është i shtati me bilanc 2-6.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë