Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PËR VUSHTRRINË!

Vushtrria pa problem ndaj Gjakovës së Re

Vushtrria pa problem ndaj Gjakovës së Re


9 November, 2023 @21:48

Skuadra e Vushtrrisë ka shënuar fitoren e pestë kampionale sonte, duke e mposhtur pa shumë telashe Gjakovën e Re. Ekipi i vushtrrisë krijoi avantazh madhor në pjesë të parë të ndeshjes, për të shkuar lehtë te fitorja, ndërsa në të dytën duke testuar të gjithë lojtarët në dispozicion, ndeshja përfundoi 87-70.

TABELA AKTUALE

Drinor Gërxhaliu me 14 pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë i Vushtrrisë në fitore, ndërsa me 13 pikë të shënuara për ekipin vushtrrias kanë luajtur edhe Ramadan Zekiqi dhe Paraart Zeqiri. Te Gjakova e Re koshashënues më i mirë ishte Diar Efendija me 21 pikë. Me këtë fitore Vushtrria bën bilancin 5-2, ndërsa Gjakova e Re aktualisht ka bilanc 1-6.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë