Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E DYTA ME RADHË!

Fitore me mbi dyfish epërsi e NewBasketit ndaj Gjakovës së Re

Fitore me mbi dyfish epërsi e NewBasketit ndaj Gjakovës së Re


18 October, 2023 @21:33

Skuadra prizrenase NewBasket ka arritur të shënojë edhe fitoren e dytë me radhë në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Parë, derisa ka mposhtur thellë Gjakovën e Re me rezultat 122-55. Në këtë mënyrë, trajneri Arben Elshani ka pasur mundësi t’i jep minuta secilit lojtar, ndërsa nuk ka mbetur asnjëri pa shënuar së paku dy pikë në këtë duel, ku prizrenasit pos fitores e shfrytëzuan për të bërë dhe përmirësim të koshdallimit të përgjithshëm të ekipit.

Result Basketball Game

Rilind Krasniqi me 24 pikë ishte më i dalluari te NewBasket, ndërsa Rinol Gashi dha 20 të tjera në fitore. Me pikë dyshifrore ndeshjen e përfunduan edhe Hajriz Hazeri (14), Dionis Beseni (15), Elber Skenderi (13) e Almamy Syla (12).

TABELA AKTUALE

Te Gjakova e Re dy lojtarët e vetëm që shënuan pikë dyshifrore dhe sadopak rezistuan karshi prizrenasve ishin Diar Efendija me 17 pikë dhe Bleonis Tanushi me 12 të shënuara. Gjithsesi, edhe trajneri Ahma i Gjakovës së Re i dha mundësi të gjithë lojtarëve në dispozicion që kishte të shijojnë minutat në parket, ku minimalisht secili shfrytëzoi 5 minuta në fushë të lojës.

Me fitore në këtë duel NewBasket bën bilancin 2-2 pas katër xhirove të para të stinorit, ndërsa Gjakova e Re tash është në bilanc 0-3 pasi ende nuk ka shijuar fitoren në Ligë të Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë