Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË PËR NEWBASKETIN

NewBasket ia shkakton humbjen e parë Boreas

NewBasket ia shkakton humbjen e parë Boreas


13 October, 2023 @23:55

Skuadra prizrenase NewBasket ka arritur fitoren e parë të stinorit të ri në Ligë të Parë, duke shënuar fitore në “Karagaç” ndaj Boreas, që në dy xhirot e para kishte fituar ndeshjet e saja. NewBasket ka qenë më i mirë në pjesë të parë të ndeshjes dhe me avantazhin e marrë aty, nuk lëshuan pe në pjesë të dytë, për të shkuar te fitorja, 73-87.

TABELA AKTUALE

Rinol Gashi dhe Idoll Pallushi me nga 17 pikë ishin më të dalluarit te ekipi prizrenas, ndërsa te pejanët Bujar Qeku dha 12 e Genc Matoshi dha 11 pikë. Me fitore, NewBasket tash bën bilancin 1-2, ndërsa Borea 2-1.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë