Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STINORI 23/24 NIS SONTE!

Liga e Parë nis sonte, Rahoveci s’është!

Liga e Parë nis sonte, Rahoveci s’është!


28 September, 2023 @11:33

Stinori i ri i Ligës së Parë të Kosovës në basketboll nis sonte me ndeshjen Vushtrria - New Basket, ndërsa dy duele tjera janë të programuara për nesër. Te Liga e Parë, ekipi që u rrëzua nga Superliga në stinorin e kaluar, Rahoveci, nuk figuron fare në kalendar të garave - dhe siç po duket skuadra në fjalë nuk është regjistruar fare për gara këtë stinor!

Derisa të kuptohet fati i vërtetë i Rahovecit, që një kohë luante finale të playoffit të Superligës, përballjet tjera të xhiros në Ligë të Parë janë:

e premte, 19:00
Bora - Kerasan
Borea - Gjakova e Re.

Kurse për duelin AS Prishtina - Drita, duket se është shtyer, pasi që nuk ka datë të caktuar të ndeshjes ende. AS Prishtina kishte kryer stinorin e kaluar në pozitë të fundit të Ligës së Parë!

Pra, Liga e Parë do të përbëhet prej 9 ekipeve këtë stinor, pasi që Rahoveci s’është aty fare. Ndërsa në xhiron e parë pushon ekipi i ardhur nga Liga e Dytë e Kosovës, KB Kosovari nga Bardhi i madh.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë