Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

80 PIKË DALLIM!

Kosovari fiton me 80 pikë dallim!

Kosovari fiton me 80 pikë dallim!


6 October, 2023 @23:08

Skuadra e posa ardhur në Ligë të Parë të Kosovës, Kosovari, ka shënuar fitore tepër të thellë në ndeshjen e parë të tyre të stinorit 2023/24 ndaj AS Prishtinës sonte, ndërsa duelin e kanë fituar me 80 pikë dallim!

Kosovari ka fituar ndeshjen 137-57, ndërsa në secilin çerek kanë shënuar mbi 30 pikë që ka çuar skuadrën e trajnerit I. Prebreza në fitoren më të thellë deri tash të regjistruar në Ligë të Parë.

TABELA AKTUALE

Etnik Peci me 29 pikë dhe Adrian Ibishi me 25 pikë kanë qenë më të dalluarit në fitore, ndërsa trajneri u dha rastin të gjithë lojtarëve të kenë minutazhë në ndeshje. Te AS Prishtina, që në listë figuronte me tetë lojtarë, koshashënuesi më i mirë ka qenë Nart Jashari me 19 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë