Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E RADHËS PËR KOSOVARIN!

Kosova mposht Kerasanin dhe ngritet në renditje

Kosova mposht Kerasanin dhe ngritet në renditje


3 November, 2023 @19:59

Skuadra e ardhur nga Liga e Dytë e Kosovës në basketboll, Kosovari ka shënuar fitoren e katërt kampionale sonte duke e mposhtur Kerasan Prishtinën me mbi 30 pikë dallim, ndërsa me këtë fitore është ngritur në renditje tabelare.

Kosovari ka mposhtur Ker. Prishtinën me rezultat 71-105 ndërsa çereku i parë dhe i fundit i fortë nga mysafirët bënë dallimin në ndeshje. Arti Islamaj luajti me 22 pikë, Eliot Peci me 21 ndërsa Ardian Ibishi me 20 të tjera në fitoren e Kosovarit.

TABELA AKTUALE

Te Kerasan Prishtina që po drejtohet nga Dritëro Sefaja koshashënuesit më të mirë të ekipit kanë qenë Eris Zeneli me 16 dhe Ismail Voca me 13 të shënuara. Me fitore, Kosovari bën bilancin 4-2 në Ligë të Parë dhe mbyll xhiron e shtatë në pozitën e katërt, ndërsa Ker. Prishtina është me bilanc 1-5 pas shtatë xhirosh dhe gjashtë ndeshjesh të luajtuara.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë