Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

IA SHKAKTOJNË HUMBJEN E PARË KOSOVARIT

Bora e pamposhtur, vazhdon kryesimin

Bora e pamposhtur, vazhdon kryesimin


21 October, 2023 @10:50

Bora ka shënuar fitoren e katërt me radhë në Ligë të Parë mbrëmë, duke e mposhtur ekipin e ri të inkuadruar aty, Kosovarin. Përballja e luajtur në “Don Bosko” ka përfunduar me 11 pikë dallim në të mirë të ekipit të Arben Krasniqit, që ka fituar ndeshjen 78-89.

Dallimi kryesor u bë në pjesë të parë ky mysafirët kishin 18 pikë epërsi, ndërsa në pjesë të dytë përkundër mundit, vendasit nuk arritën të bëjnë më shumë për t’iu shmangur disfatës së parë të tyre në Ligë të Parë.

TABELA AKTUALE

Mërgim Jakupi dhe Ty Jefferson me nga 18 e 17 pikë ishin më të dalluarit te Bora në fitore që tash ka bilanc 4-0 dhe është lidere e ligës, ndërsa te Kosovari nuk mjaftuan 19 pikët e Etnik Pecit dhe 18 të tjera të shënuara nga Arti Islamaj, te ekipi që tash ka bilancin 2-1.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë