Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KG-së

AS Pristina përjashtohet nga garat e Ligës së Parë!

AS Pristina përjashtohet nga garat e Ligës së Parë!


31 October, 2023 @22:52

Liga e Parë do të mbetet me tetë ekipe! Pas mosparaqitjes së Rahovecit për gara për edicionin e ri, liga vazhdoi me nëntë skuadra, ndërsa së fundi nga ato është përjashtuar edhe AS Prishtina - skuadër kjo që luajti vetëm një ndeshje këtë stinor dhe dy të tjera i humbi me rezultat zyrtar.

Në Informatorin e pestë të Ligës së Parë, ajo edhe zyrtarisht është përjashtuar nga garat e mëtutjeshme për shkak të humbjes së dy ndeshjeve me rezultat zyrtar në kuadër të Ligës së Parë.

“Konform Nenit 58.3 KB AS Prishtina largohet nga garat e mëtutjeshme të Ligës së Parë,” është thënë në Informatorin Nr. 5 të Ligës së Parë, botuar në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit.

TABELA AKTUALE

Neni 58.3 në PG thotë: Ekipi që në një edicion garues humb dy ndeshje me rezultat zyrtar, i njëjti do të largohet nga garat e mëtutjeshme dhe në vitin e ardhshëm do të paraqitet në një rang më të ulët garimi.

Gjithashtu, pasi që ekipi nuk ka zhvilluar as gjysmën e ndeshjeve të stinorit, atëherë të gjitha ndeshjet e këtij ekipi do të regjistrohen me rezultat zyrtar, 20-0.

Tash Liga e Parë do të vazhdojë garat me tetë ekipe të mbetura në garë, ndërsa këtë stinor nuk pritet që të bie asnjë ekip nga Liga e Parë në të dytën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë