Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIA VAZHDON!

Vushtrria vazhdon serinë e fitoreve

Vushtrria vazhdon serinë e fitoreve


23 November, 2023 @20:42

Basketbollistët e Vushtrrisë kanë vazhduar serinë e fitoreve në Ligë të Parë dhe atë tash e çuan në katër radhazi, pasi që sonte në duelin hapës të xhiros shënuan fitore ndaj Dritës 89-61.

Ramadan Zekiqi me 17 pikë ka qenë koshashënuesi më i dalluar i Vushtrrisë në fitore, ndërsa me nga 15 pikë duelin e mbyllën Drinor Gërxhaliu dhe Albion Imeri.

TABELA AKTUALE

Te Drita, që i bëri ballë vushtrriasve në çerek të parë dhe të tretë, Qëndrim Demi me 28 pikë ka qenë më efikasi, ndërsa Diellor Maksuti me 12 pikë ka qenë lojtari tjetër i vetëm i ekipit që ka arritur të shënojë pikë dyshifrore.

Me këtë fitore, Vushtrria bën bilancin 8-2 dhe gjendet aktualisht në pozitën e dytë, ndërsa Drita bëhet me 4-6 dhe qëndron në pozitë të pestë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë