Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI HAPËS I XHIROS, I TAKOI — MYSAFIRËVE

NewBasket mposhtet në ndeshjen e “nxehtë” nga Vushtrria

TOPSPORTI.COM/ A. Paçarizi

NewBasket mposhtet në ndeshjen e “nxehtë” nga Vushtrria


20 November, 2023 @17:47

Në një ndeshje që në disa momente u “nxeh” shumë, Vushtrria arriti të shënojë fitore ndaj NewBasketit në duelin derbi të xhiros në kuadër të Ligës së Parë. Mysafirët fituan 68-71 në “Sezai Surroi”, ndërsa kjo ishte fitorja e shtatë e tyre sezonale.

Erhan Sholla me 16 pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë i Vushtrrisë, ndërsa me 15 pikë është dalluar edhe Albion Imeri. Te NewBasket Idoll Pallushi dha 15 pikë, kurse 13 të tjera shënoi Rilind Krasniqi.

Ndeshja u vendos krejt në fund, kur 5 sekonda para fundit, banka prizrenase mori dy teknike, që çoi në ngritjen e temperaturës të akterëve, kurse në fund - mysafirët fituan.

Pas këtij dueli, NewBasket ka bilanc 6-3, ndërsa Vushtrria 7-2.

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë