Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PËR GJYSMËFINALE

NewBasket eliminon Dritën nga Kupa e Ligës së Parë

NewBasket eliminon Dritën nga Kupa e Ligës së Parë


27 November, 2023 @23:30

Përballjet e Kupës së Kosovës në Ligën e Parë kanë nisur sonte, ndërsa NewBasket nga Prizreni ka mposhtur Dritën e Gjilanit në ndeshjen çerekfinale të garës.

Prizrenasit kanë bërë dallimin në çerek të parë të ndeshjes duke e fituar atë 30-10, për të çuar pastaj ndeshjen pa shumë brenga deri në fund dhe për ta fituar duelin 104-71.

Hajriz Hazeri me 25 pikë, 9 asistime e 8 kërcime ka qenë më i miri te NewBasket në këtë fitore, ndërsa me 20 pikë tjera është dalluar edhe Visar Ejupi. Rilind Krasniqi shënoi 19 pikë e 6 asistime, ndërsa Almamy Syla kreu lojën me double-double prej 16 pikësh e 14 kërcimesh.

Në këtë ndeshje, trajneri Arben Elshani u dha mundësi të paraqiten të gjithë lojtarëve që i kishte në dispozicion, ndërsa ekipi kontrolloi lojën tërësisht. Nga të rinjtë e ekipit Elber Skenderi dha 6 pikë për 13 minuta lojë, Semih Futko bëri 2 asistime e 2 kërcime në 9 minuta lojë, ndërsa Erdi Vokshi shënoi 2 pikë në 5 minuta sa iu dha mundësia.

Te Drita, duke parë rrjedhën e ndeshjes gjithashtu të gjithë lojtarët u paraqitën në fushë, ndërsa më efikasi ishte Laurant Ibrahimi me 22 pikë. Nga të rinjtë gjilanas Arb Shkodra dha 5 pikë për 13 minuta lojë, ndërsa Eron Maliqi shënoi 4 pikë për 6 minuta lojë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë