Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBYLLET XHIROJA

Kosovari fiton derbin e ditës ndaj Vushtrrisë

Kosovari fiton derbin e ditës ndaj Vushtrrisë


1 December, 2023 @21:53

Në ndeshjen e vetme të Ligës së Parë sot që pati rivalitet deri në fund të takimit, Kosovari ka arritur të shënojë fitore ndaj Vushtrrisë me 3 pikë dallim, duke e fituar duelin 82-79.

Ardian Ibishi me 20 pikë dhe Ardian Islamaj me 18 pikë kanë qenë më të dalluarit te Kosovari në fitore sonte, ndërsa te Vushtrria koshashënues më i mirë i ndeshjes ka qenë Ramadan Zekiqi me 26 pikë.

TABELA AKTUALE

Me fitore, Kosovari ka bërë bilancin 7-3 dhe është i pesti aktualisht, ndërsa Vushtrria mbetet e dyta por me bilanc 8-3.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë