Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFATI KALIMTAR!

Sot dhe nesër, afati kalimtar!

Sot dhe nesër, afati kalimtar!


25 December, 2023 @12:59

FBK ka bërë të ditur dje se sot dhe nesër është afati kalimtar për basketbollistët në skuadrat e basketbollit të Kosovës, ndërsa ky afat vlen edhe për vendorët edhe për të huajt.

“Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, afati kalimtar për vendorët, si dhe të huajt do të jetë më 25 dhe 26 dhjetor (e hënë-martë).

Në këtë afat kalimtar, klubet mund të paraqesin transferimet e reja, si për vendorët ashtu edhe për të huajt.” - ka shkruar FBK dje.

Përndryshe, disa ekipe veçse kanë paralajmëruar lëvizjet e basketbollistëve vendorë nëpër ekipe, e që sot e nesër do të zyrtarizohen edhe me “letra”.

Bashkimi afroi Lejzon Zeqirin nga Prishtina, Peja Musab Malën nga Prizreni, Vëllaznimi pritet të zyrtarizojë Daniel Lekndreajn etj. Nga ekipet e Ligës së Parë, Bora ia mori Istogut të Superligës Mërgim Jakupin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga