Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT PEJËS!

Musab Mala kalon prej Prizrenit te Peja

Musab Mala kalon prej Prizrenit te Peja


25 December, 2023 @11:53

Basketbollisti i deritashëm i Prizrenit, Musab Mala, është zyrtarizuar mbrëmë te ekipi kampion aktual i Kosovës, Peja. Mitrovicasi 27-vjeçar që luan në pozitat 1-2, këtë stinor ka pasur mesatare prej 13 pikëve për ndeshje, 4.6 asistime dhe 3.3 kërcime.

“Basketbollisti i Kombëtares së Kosovës, Musab Mala, i bashkohet KB Pejës nga Proton Cable Prizreni.
Mala ka ndërtuar karrierë në Superligën e Kosovës në Basketboll, dhe këtë edicion deri tash ka luajtuar me mesatare prej 13 pikëve, 4.6 asistimeve dhe 3.3 kërcimeve.”
- ka shkruar njoftimi i KB Peja.

Musab Mala

Për Malën, kjo do të jetë aventura e radhës në Superligë, derisa ai ka luajtur për më shumë se gjysmën e ekipeve të elitës së basketbollit të Kosovës, pasi që përgjatë karrierës ka veshur fanellën e Trepçës, Vëllaznimit, Rahovecit, Ulpianës, Bashkimit, Prizrenit dhe tash edhe Pejës.

Përndryshe Mala është edhe pjesë e kombëtares së Kosovës në basketboll.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga