Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË PRITJE TË KONFIRMIMIT

Peja rikthehet në BIBL

Peja rikthehet në BIBL


22 December, 2023 @11:35

Kampionia aktuale e Kosovës në basketboll, KB Peja, është pranë rikthimit në BIBL dhe atë këtë stinor, ka bërë të ditur një njoftim i ligës ballkanike lëshuar dje.

Sipas BIBL, KB Peja është duke pritur konfirmimin për pjesëmarrje nga FBK-ja për të qenë pjesëmarrës në ligë.

Peja përndryshe ka qenë nënkampione e BIBL në stinorin e kaluar, derisa në finale ishte mposhtur prej Hapoel Beer Shevës izraelite.

Deri tash këtë stinor 2023/24 në BIBL janë në total katër pjesëmarrës, dy nga Mali i Zi, një ekip qipriot dhe një nga Kosova. Prishtina si dy herë kampione e kësaj lige iu kthye ligës pas viteve mungesë. Me Pejën, numri i ekipeve pjesëmarrëse do të shkojë në pesë!

Pjesëmarrësit në BIBL këtë stinor janë: Lovcen dhe Pljevlja nga Mali i Zi, Payabl AEL nga Qipro dhe Prishtina nga Kosova, derisa Peja pret konfirmimin për tu zyrtarizuar si pjesë e ligës këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga