Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AMERIKAN TJETËR - PËRFORCIM NËN KOSH TE PRIZRENI!

Montavious Murphy - emër i ri te KB Prizreni

Montavious Murphy - emër i ri te KB Prizreni


21 December, 2023 @14:26

Një alo-qendër të re në ekip e ka lajmëruar KB Prizreni sot, derisa Montavious Murphy është 205-centimetërshi shtesë në ekipin që po drejtohet nga turku Tuncay Bostanci.

KB Prizreni ka njoftuar se amerikani 23-vjeçar do të jetë forcë shtesë në trapez, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Pljevlja nga Mali i Zi.

Montavious Murphy

Murphy te ekipi malazez ka pasur shtatë paraqitje këtë stinor, ndërsa në ErsteLiga të Malit të Zi ka pasur mesatare prej 15.7 pikësh për ndeshje dhe 5.3 kërcimesh.

I njëjti, në BIBL ka luajtur me mesatare prej 15.8 pikësh dhe 7.8 kërcimesh për ndeshje. Përndryshe, KB Prizreni ka bërë të ditur se ai do të debutojë në ekip këtë fundjavë, kur bardhezinjtë nga Prizreni luajnë kundër Istogut.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga