Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER I RI TE BASHKIMI!

Bashkimi siguron shërbimet e Lejson Zeqirit

Bashkimi siguron shërbimet e Lejson Zeqirit


21 December, 2023 @14:16

KB Bashkimi ka bërë të ditur që ka siguruar shërbimet e Lejson Zeqirit, që së fundi ka mbrojtur ngjyrat e KB Prishtinës në Superligë. Ekipi prizrenas njoftoi sot se ka arritur marrëveshje me basketbollistin në fjalë, i cili tash e tutje do të veshet me portokallezi.

Lejson Zeqiri

Aloja 207 centimetra i gjatë, këtë stinor ka arritur mesatare prej 8 pikëve, 0.9 asistimeve dhe 3.7 kërcimeve për ndeshje te Prishtina, ndërsa është 22 vjeçar. Bashkimi përndryshe ditë më parë ka bërë të ditur edhe për emrin e trajnerit të ri Aleksandar Jonchevski, ndërsa ekipi është në pjesën e poshtme të tabelës së Superligës me bilanc 4-9.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga