Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AMERIKAN I RI TE YLLI!

Alonzo Verge Jr. lojtar i ri i Yllit

Alonzo Verge Jr. lojtar i ri i Yllit


20 December, 2023 @10:45

Basketbollisti amerikan, Alonzo Verge Jr. është lojtar i ri i Yllit. Ekipi suharekas ka bërë të ditur dje se ka siguruar marrëveshjen me basketbollistin që luan në pozitën një, ndërsa ai do të jetë në dispozicion të ekipit që nga xhiroja e ardhshme.

Verge Jr. është 190 centimetra i gjatë. Ai në stinorin e kaluar ka luajtur te ekipi grek Apollon Patras. Aty, 25 vjeçari ka pasur mesatare prej 25.7 minutash për lojë, me 13.5 pikë për ndeshje, 7 asistime për ndeshje dhe 3.5 kërcime.

Alonzo Verge Jr

Ylli drejtohet nga trajneri grek Kostas Flevarakis. Gjithashtu, Ylli ka bërë të ditur se njoftimi i mëhershëm për lojtarin Perrion Callndaret është anuluar, pasi që ky transfer nuk do të realizohet për shkak se lojtari është kthyer në SHBA për arsye familjare.

Ekipi suharekas, ish-kampion i Kosovës është aktualisht në vend të tretë të renditjes tabelare me bilanc 8-5. Në xhiron e radhës, ata presin lideren e ligës, Trepçën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga