Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR. 13

Peja dënohet me 2 miijë euro, pas ndeshjes ndaj Prishtinës!

Foto: KBPeja/ Korniza

Peja dënohet me 2 miijë euro, pas ndeshjes ndaj Prishtinës!


20 December, 2023 @10:30

Dy mijë euro në total është dënimi për KB Pejën pas ndeshjes ndaj KB Prishtinës. Kështu ka bërë të ditur Informatori Nr. 13 i Superligës botuar në faqen zyrtare të FBK-së.

Peja u mposht nga Prishtina në kuadër të xhiros XIII të Superligës, ndërsa ndeshja u ndërpre për disa minuta pas provokimeve dhe hedhjes së gjërave të ndryshme në fushë të lojës.

Peja u dënua me 500 euro për shkelje të Nenit 51.3, 500 euro për shkelje të Nenit 51.13 dhe 1 mijë euro për shkelje të Nenit 51.12.

“51.3: Hedhja e gjësendeve të forta në fushë të cilat mund të shkaktojnë lëndime të lehta (si: shkrepëset, monedhat, shishet e plastikës, etj.).;
51.12: Largimi në teshatore pas vërejtjes së parë nga gjyqtari i parë (5 minuta);
51.13: Hedhja/ndezja e mjeteve piroteknike në tribuna që vështirëson zhvillimin e ndeshjes.”

Kurse sa i përket lojtarëve në këtë ndeshje kanë marrë dënime për gabime teknike edhe disa lojtarë e trajeneri i Pejës, Rami Hadar. Izraeliti Hadar është dënuar me 600 euro (52.4), lojtari i Pejës Jay-Jay Chandler me 100 (52.1), lojtari i Prishtinës Derrick Wilson me 100 euro (52.1) njëjtë sikurse edhe Shaheed Davis. Te Peja është dënuar edhe ndihmës-trajneri Molos Serqa me 200 euro dhe 1 ndeshje moskryerje të detyrës (52.7).

Nga ndeshjet tjera ka pasur vetëm gabime teknike ku janë shqiptuar gjoba për gabime teknike për: Isaiah Umipig (Bashkimi) 100 euro, Tuncay Bostanci (KB Prizreni, trajner) 300 euro dhe Jalen Nesbitt (Ylli) 50 euro.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga