Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRAMATIKE, POR PRISHTINA FITON!

Vëllaznimi s’shënoi tentimin e fundit, Prishtina fitoi!

Foto: KBPrishtina/ fb

Vëllaznimi s’shënoi tentimin e fundit, Prishtina fitoi!


24 December, 2023 @22:11

Pranë rezultatit 95-93 kur kishin mbetur edhe 5 sekonda deri në fund të ndeshjes, ka qenë amerikani i Vëllaznimit që u gjend në pozitë të mirë për të shënuar treshe dhe për ta fituar ndoshta ndeshjen, por topi i shutuar nga ai nuk hyri në rrethin e koshit dhe kështu Prishtina triumfoi në duelin mjaft dramatik të së dielës me katër pikë dallim, 97-93.

Ndeshja ka qenë interesante, ndërsa dallimin e madh e bëri Prishtina në çerek të dytë të ndeshjes kur dha 29 pikë për të pranuar vetëm 14. Vëllaznimi u mundua për rikthim duke marr çerekun e tretë me 26-31, ndërsa të katërtin me 19-23, por siç u pa në fund, pamjaftueshëm për të fituar ndeshjen, pasi që treshja nuk u fut në kosh.

Dy Davisët te Prishtina kanë qenë më të dalluarit. Shaheed Davis dha 23 pikë, 4 asistime e 7 kërcime në fitore, ndërsa Steven Davis dha 20 pikë, 3 asistime e 11 kërcime. Fisnik Rugova dha 20 pikë gjithashtu, me saktësi 63% të dysheve, duke shutuar 7/11.

TABELA AKTUALE

Vëllaznimit iu neutralizua bilanci me këtë humbje në 7-7, ndërsa Sam Sessoms luajti me 25 pikë e 5 asistime në këtë ndeshje për të qenë koshashënuesi më i mirë i ekipit gjakovar. 17 pikë dha Burim Zekiqi që shutoi me 50% saktësi për tre pikë, 5/10!

Prishtinën në këtë duel e drejtuar ndihmës-trajneri Andin Rashica, pasi që kryetrajneri Albert Sylejmani iu nënshtrua një intervenimi dhe tash është njoftuar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Prishtina pas ciklit të dytë të ndeshjeve të Superligës, faktikisht gjysmës së parë të stinorit ka bilanc 9-5 dhe është e treta në renditje, ndërsa Vëllaznimi i pesti është me 7-7!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga