Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE NJË LARGIM NGA KB PEJA

Urald King zyrtarizohet te Kapfenbergu

Urald King zyrtarizohet te Kapfenbergu


24 December, 2023 @9:59

Basketbollisti amerikan i Pejës, Urald King, është zyrtarizur te ekipi austriak Kapfenberg Bulls. Sipas njoftimit të lëshuar në Eurobasket, qendra 33 vjeçare me përvojë të madhe në basketbollin evropian ka arritur marrëveshje me austriakët dhe pritet të debutojë aty menjëherë gjatë janarit.

Përndryshe King ka luajtur me mesatare prej 12 pikëve për ndeshje, 8.2 kërcimeve dhe 2.3 asistimeve për ndeshje te Peja sa ishte aty. Ai njihet si basketbollist me përvojë të rëndësishme në Evropë, pasi që ka qenë pjesë e KTP Basket (FIN), Maritime Boulogne (FRA), Bad Abling (GER), Tindastoll, Valur (ISL), Gmunden Sëans (AUT).

Ai dje luajti ndeshjen e fundit të tij me verdhezinjtë, ku Peja mposhti Bashkimin në “Sezai Surroi”.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga