Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE HALF-SEASON 2023/24

TOP-5 e gjysmëstinorit në Superligë 2023/24

TOP-5 e gjysmëstinorit në Superligë 2023/24


26 December, 2023 @19:44

Pasi që përfundoi pjesa e parë e stinorit TopSporti.com ka përmbledhur të gjithë basketbollistët që kanë qenë të selektuar në TOP-5’shet e javës përgjatë katërmbëdhjetë xhirove të para të stinorit të rregullt.

Me këtë, basketbollistët që kanë qenë më së shumti pjesë e pesëshes së xhiros në Superligës, kanë hyrë në 5-shen më të mirë të gjysmëstinorit, prej ku dyshja Drilon Hajrizi dhe Sam Sessoms me gjashtë herë janë lojtarët më të përzgjedhur në TOP-5 të javës në 14 xhirot e para.

Me nga katër herë në TOP-5 të javës kanë qenë Gëzim Morina dhe Justin Davis i Pejës, ndërsa te Derrick Wilson ka fituar konsistenca e lojtarit përgjatë stinorit edhe pse ka pasur edhe disa lojtarë që kanë arritur të bëhen nga tre herë më të mirë të javës.

Për këtë, TOP-5’shja e gjysmëstinorit në Superligë sipas TopSporti.com përbëhet nga:

Samuel Sessoms (Vëllaznimi)
Derrick Wilson (Prishtina)
Justin Davis (Peja)
Drilon Hajrizi (Trepça) dhe
Gëzim Morina (Ylli).

TOP 5


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga