Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË MOSHËN 33 VJEÇARE

Alban Veseli pensionohet nga basketbolli aktiv

Alban Veseli pensionohet nga basketbolli aktiv


25 December, 2023 @15:46

Njëri ndër basketbollistët që ka fituar shumë trofe në Superligë të Kosovës, Alban Veseli, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në llogaritë e tij të rrjeteve sociale se ka mbyllë karrierën e tij si basketbollist.

Veseli 33 vjeçar ka falenderuar secilin që ka kontribuuar në karrierën e tij ku fitoi 10 tituj kampioni me një shkrim të veçantë.

“Momente të mrekullueshme me shumë mund e sacrificë, djersë, lot gëzimi e hidhërimi, përplot 20 vite aktivitet të kurorëzuar me 10 tituj kampioni e përmbyllin zyrtarisht karrierën time sot.
I lumtur dhe tejet i përmbushur që isha bashkëautor në arritjen e këtyre titujve në Basketbollin Kosovar dhe Përfaqësuesen e Kosovës. Andaj, është një vendim jo aq i lehtë për t’u jetësuar sot pas dy dekadash karrierë në Basketboll në Kosovë dhe me kombëtaren, por mendoj se ka ardhur koha e duhur për t’u larguar nga loja aktive në parket.
Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në rrugëtimin tim në basketboll, përgjithmonë falenderues tifozëve të dashur, ju falenderoj përzemërsisht për përkrahjen. Faleminderit të gjithë trajnerëve e klubeve ku unë kam dhënë kontributin tim të pa kursyer.
Falënderim i veçantë i dedikohet të gjithë atyre që janë përfshirë në karrierën time ndër vite, kemi krijuar kujtime të paharrueshme së bashku dhe kam krijuar miqësi të përjetshme me secilin prej jush.
Për fund por të parët nga rëndësia janë Familja ime, janë njerëzit më të afërt që ishin arsye kryesore e çdo suksesi, të cilëve ju jam falenderues e mirërnjohës përjetësisht, Faleminderit Prindërve të mi, në mënyrë të veçantë Babait tim inkurajuesit më të madh që kam takuar dhe nga i cili gëzoj çdo arritje të jetës time.

I juaji,
Alban VESELI
AV8”

Gjatë karrierës së tij Veseli ka qenë pjesë e Prishtinës, Pejës, Bashkimit e Rahovecit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga