Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I TRETI NË TRE DITËT E FUNDIT

Përforcim i ri i Pejës, Jetmir Zeqiri

Përforcim i ri i Pejës, Jetmir Zeqiri


25 December, 2023 @15:15

Ish-basketbollisti i Prishtinës, Jetmir Zeqiri, është përforcim i ri i Pejës. Klubi pejan ka bërë të ditur sot se ka arritur marrëveshje me basketbollistin që ka bërë karrierë në Maqedoni Veriore e Kosovës, për të veshur fanellën e skuadrës në pjesën e dytë të stinorit 2023/24.

Peja është e dyta në renditjen tabelare të Superligës dhe pas ndeshjeve të pjesës së parë të stinorit të rregullt ka bilanc 10-4.

“KB Peja njofton arritjen e marrëveshjes me basketbollistin Jetmir Zeqiri, i cili për pjesën tjetër të sezonit do jetë pjesë e skuadrës verdhezi.
Zeqiri ka ndërtuar karrierë në Maqedoni e Kosovë, dhe tani bashkohet me Pejën për aventurën e radhës.”
- ka shkruar KB Peja në njoftim.

Jetmir Zeqiri

Zeqiri 27 vjeç në stinorin e kaluar te Prishtina ka pasur mesatare prej 4.6 pikëve, 1.1 asistimi dhe 3.3 kërcimeve për ndeshje. Ai është 203 centimetra i gjatë dhe luan në pozitat 3-4.

Ky është përforcim i dytë i Pejës me lojtar vendorë këtë afat kalimtar, pas Musab Malës që erdhi nga KB Prizreni, ndërsa në tre ditët e fundit është përforcimi i tretë i paralajmëruar, ku kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje edhe me francezin Sadio Doucoure.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga