Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKODRANI NË GJAKOVË

Vëllaznimi zyrtarizon Daniel Lekndreajn

Vëllaznimi zyrtarizon Daniel Lekndreajn


26 December, 2023 @20:14

Basketbollisti shkodran, Daniel Lekndreaj, është edhe zyrtarisht lojtar i ri i Vëllaznimit në Superligë. Ekipi gjakovar ka bërë të ditur para pak çastesh se ka arritur marrëveshje me lojtarin në fjalë, ndërsa ai së fundi ka pasur mesatare prej 11.6 pikëve, 8.9 kërcimeve dhe 2.7 asistimeve për ndeshje.

Lekndreaj 26 vjeç në stinorin e kaluar ka qenë pjesë e Bashkimit, ndërsa ka pasur mesatare prej 12.8 pikëve, 9.1 kërcimeve dhe 2.2 asistimeve për ndeshje. Ai më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Pejës dhe Prishtinës.

Daniel Lekndreaj

“KB Vëllaznimi ka kënaqësinë të konfirmojë edhe zyrtarisht se ka nënshkruar me superyllin vendor, Daniel Lekndreaj. Për të jetësuar këtë transferim, klubi ka punuar intensivisht në kohët e fundit duke plotësuar dëshirën e lojtarit, e cila përputhet me vizionin e klubit tonë, duke qenë prej klubeve më të organizuara në vend.
Daniel Lekndreaj njihet si lojtar me shpirt luftarak, një forcë e papërballueshme për kundërshtarët në fazën e mbrojtjes dhe mjaft agresiv në fazën sulmuese. Ai posedon një set të gjerë të shkathtësive basketbollistike dhe loja e tij multi-dimensionale do të mbush atë që na mungoi në disa reparte.
” ka shkruar ndër të tjera KB Vëllaznimi në njoftim.

Ditë më parë, Lekndreaj iu kthye stërvitjeve pas një lëndimi të gjatë që e la jashtë fushave përgjatë pjesës së parë të stinorit. Ai punoi shumë për tu rikthyer shpejt dhe fuqishëm në parket, ndërsa tash e tutje do ta ketë rastin për të vazhduar për tu treguar në parket.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga