Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RRESHTOJNË FITORET!

E shtata me radhë për lideren

E shtata me radhë për lideren


23 December, 2023 @18:42

Trepça ka shënuar edhe fitoren e shtatë me radhë në Superligë, duke e mposhtur Yllin në “13 qershori” sonte, ndërsa me këtë fitore ka kapur serinë më të mirë këtë sezon.

Mitrovicasit kanë bërë dallimin kryesor në çerek të dytë të ndeshjes, kur përmbysën avantazhin e vendasve, ndërsa në pjesë të dytë kanë shtuar epërsinë për të shkuar qetë te fitorja, 61-80.

TABELA AKTUALE

Me nga 17 pikë të shënuara, më efikasit te Trepça e drejtuar nga Adis Beciragic kanë qenë Darnell Edge dhe Kevin Bracy-Davis, ndërsa i pari ka bërë edhe 7 asistime i dyti 7 kërcime. Me nga 13 pikë nga ndeshja u ndanë Drilon Hajrizi e Mikaile Tmusic. Ky i fundit i bëri edhe 6 assitime e 7 kërcime në proces.

Te Ylli Jalen Nesbitt ka qenë dukshëm më i miri duke dhënë 23 pikë, ndërsa lojtari tjetër i vetëm që ka dhënë pikë dyshifrore ka qenë Dajuan Graf, 10. Fitorja bën që Trepça të përmirësojë bilancin në 12-2, ndërsa Ylli të bëhet tash 8-6.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga