Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJTAR I RI TE PEJA

Sadio Doucoure - përforcim i ri te Peja

Sadio Doucoure - përforcim i ri te Peja


24 December, 2023 @13:12

Basketbollisti francez, Sadio Doucoure, është përforcimi më i ri i Pejës. Ekipi verdhezi, që mbrëmë mposhti Bashkimin në “Sezai Surroi” pas njoftimit për largimin e Urald Kingut, ka dalë me zëvendësimin e tij, që është Doucoure 31 vjeçar.

Së fundi, basketbollisti 200 cm. me origjinë nga Mali, ka luajtur për Nanterren në Francë, ndërsa ka pasur mesatare prej 3.2 pikëve për ndeshje, 2.1 kërcime dhe 0.5 asistime e 0.2 bllokada për lojë.

Sadio Doucoure

“KB Peja njofton transferimin e Basketbollistit francez, Sadio Doucoure - i cili i bashkohet Kampionëve të Kosovës nga Superliga Franceze.
Doucoure është basketbollist i pozitave 3/4 dhe është përforcimi i rradhës në synimin për të mbajtur titullin në tempullin e Kampionëve.”
- ka shkruar Peja në njoftimin e lëshuar pak më parë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga