Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PËR NGRITJE NË RENDITJE

Me fitore NewBasket del në vend të dytë

Me fitore NewBasket del në vend të dytë


14 December, 2023 @23:07

NewBasket nga Prizreni ka mposhtur Kerasanin sonte në “Sezai Surroi” me rezultat 76-70 dhe me fitoren e nëntë kampionale të arritur ka dalë në vend të dytë të renditjes tabelare në Ligë të Parë.

Idoll Pallushi me 18 pikë ka qenë më i dalluari te NewBasket, ndërsa me nga 14 pikë të shënuara ndeshjen e kryen Rinol Gashi dhe Almamy Syla. Te mysafirët, më efikasi ka qenë Ergin Grosha me 24 pikë të shënuara.

TABELA AKTUALE

Pas kësaj ndeshjeje, NewBasket në vend të dytë ka bilanc 9-4 ndërsa Kerasani është i shtati në renditje me 3-9.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë