Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E KOSOVARIT

Kosovari mposht Borean dhe ngritet në renditje

Kosovari mposht Borean dhe ngritet në renditje


14 December, 2023 @21:58

Skuadra që po debuton në Ligë të Parë këtë stinor, Kosovari, ka arritur të mposht Borean e Pejës sonte, ndërsa në fitoren me 20 pikë dallim, 102-82, ka shënuar fitoren e tetë sezonale për të dalë mbi Borean në renditje.

Të drejtuar nga I. Prebreza, te Kosovari më efikasi ka qenë Eliot Peci me 30 pikë të shënuara, ndërsa 20 pikë i ka dhënë Arti Islamaj e 19 të tjera Adrian Ibishi.

TABELA AKTUALE

Te Borea e drejtuar nga Hekuran Husaj, performanca prej 32 pikëve e Andi Ahmetit nuk ka mjaftuar për më tepër. Me fitore, Kosovari del në pozitë të katërt me bilanc 8-4, ndërsa Borea bie në të pestën me 7-6.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë